Bashkitë në një shoqatë, Ademi dhe Veliaj japin sinjale pozitive

 

Kryetarët e bashkive të majta dhe të djathta kanë dhënë sinjale pozitive për t’u bashkuar në një shoqatë.

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ftoi krerët e bashkive të djathta për të lënë pas bindjet politike dhe të kenë një zë për problemet që i bashkojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ftesë u mirëprit nga kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Erion Veliaj tha sot: “Sigurisht që edhe pushteti vendor nuk I ka shpëtuar politizimit dhe ndarjes në dy kampe, një shoqatë për disa dhe një shoqatë për disa të tjerë. Është momenti për të parë nëse kemi mundësi të artë për të propozuar një bashkim dhe punuar në një front.”

“Ka ardhur momenti të konsiderojmë seriozisht bashkimin e shoqatave. Jam I pari që dua të shtrij dorën e bashkëpunimit tu them dhe 15 kolegëve në shoqatën e saporikonstituar para dy javësh se ka ardhur momenti që në nivel vendor ku njerëzit presin shërbime të mos përcojmë frymë përçarjeje e dasi politike,” shtoi Veliaj

Erion Veliaj drejton Tiranën dhe konsiderohet kryebashkiaku më me peshë tek e majta, ndërsa kandidatja e djathtë, Voltana Ademi drejton Bashkinë Shkodër, një nga më të më dhatë në vend.    

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?