Bastet sportive po rihapen, por me kontroll nga shteti
“Kryeministria – Dëgjesë publike kërkuar nga federatat sportive për problematikën e basteve online në të zezë dhe propozimin për formalizimin e tyre”- shkruan Kryeministri Rama.
Dëgjesa u bë ku ishin të ftuar specialistë të fushës. Fidel Ylli, kryetar i Komitetit Olimpik, theksoi se duhet të lejohen bastet sportive, por ti kontrollojë shteti e jo krimi i organizuar.
Po kështu Armando Duka, president i FSHF, shtoi se ka ardhur koha që duhet të riaktivizohen prapë bastet. Me mirë ti kontrollojë shteti se sa mafia vendase, thanë folësit, sepse një pjesë e këtyre përqindjeve nga bastet do ti kalojnë FSHF dhe sportistëve.
“Unë vetë kam qenë në parlament kur kamë votuar pro mbylljes së basteve, pasi kishin mbirë si kërpudha në çdo cep. Tani po luhet më shumë në rrugë ilegale. Unë them të mbyllen bastet në të zezë. Ti kontrollojë shteti. Nuk ka shtet evropian dhe ligj evropian që i ndalon bastet. Ligjet tona duhet të njehsohen me ligjet evropiane. Sot luhet me miliona, sporti nuk merr asnjë lek. Kur shtete evropiane i kanë këto ligje, i kanë me standarde, po ne kaq të pasur jemi që nuk i kontrollojmë dot, nuk marrim asnjë lek. Është më mirë që ti nxjerrim nga errësira, ti kontrollojë shteti, që sporti të përfitojë dhe të ndërtojë pishina, palestra etj. Nuk kemi një pallat sporti me standarde. Me këto të ardhura dytësore, mund të ndihmojmë shtetin. Të luajnë, por me rregulla loje”, u shpreh Fidel Ylli.
Ndërkohë zv/drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj theksoi punën e policisë, por në fund sugjeroj se duhet riparë ligji dhe të rihapen, por ti kontrollojë shteti.
Edhe drejtori i Lojërave të Fatit ishte konciz, duke pohuar se po harxhohet shumë energji nga shtetit për ti kontrolluar bastet e fshehta, por prapa ato luhen.
Drejtori i AKEP ishte më i sakti në debatin e ofruar nga kryeministri Rama. Ai shpjegoi profesionalisht se si veprohet nga bastet online nga krimi dhe që mbetet shumë e vështirë të kontrollohen.
Kryeministri Rama ndërhyri disa herë me logjikën e pranimit, pra se duhen rikthyer bastet dhe t’i kontrolloj shteti. Rama theksoj qartë se kjo nuk kupton më me salla, si dikur, por vetëm online. Dhe e organizuar nga ndonjë kompani e huaj europiane e specializuar në fushën e basteve.