BATUTAT/ Ministri Gjerman: Jam në hall, unë me Verder gruaja me Bajern, si Rama që ka Bashën
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë angazhimin e qeverisë që ai drejton për zbatimin e vettingut. Gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, kryeministri Rama tha se vendi ynë është gati për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE. Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje që opozita të mos bojkotojë zgjedhjet por të kthehet në Parlament.
“E informova ministrin e Jashtëm për të gjitha hapat që Shqipëria ka ndërmarrë në përmbushje të prioriteteve për anëtarësimin në BE dhe për të gjitha sfidat që ne kemi, duke nisur nga më e rëndësishmja që është fillimi zbatimit të vettignut, për të pastruar sistemin e drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Duam t’i japim mesazhin e qartë ndërkombëtarëve se Shqipëria është fati për të filluar bisedimet për anëtarësimin në BE. Folëm edhe për rajonin.
I dëgjuam më vëmendje shqetësimin e ministrit të Jashtëm gjerman për situatë në rajon. Takimi i radhës në Trieste për procesin e Berlinit synohet të jetë frytdhënës. Patjetër që ne jemi të gatshëm për të vijuar më tej me reformën, dhe do të qëndrojmë përkrah Gjermanisë për sfida të përbashkëta. Synojmë që në Shqipëri dhe rajon të afirmohet fryma Europiane dhe të mbahet larg fryma e aktorëve të tretë që nuk kanë lidhje me perspektivën europiane të Shqipërisë”, tha Rama.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje që opozita të mos bojkotojë Parlamentin, por te nisin bisedimet per te miren e vendit.
“Nëse opozita ka shqetësime për zgjedhje të lira dhe të ndershme ka një mundësi për të pasur këto zgjedhje. Ne jemi të gatshëm që të sjellim vëzhgues zgjedhor. Ne këshillojmë me urgjencë që bojkoti të ndalohet dhe të shkohet në zgjedhje. Nëse nuk zhvillohen zgjedhjet, vendi kalon në situatë kaotike dhe nuk mund ta mbështesim këtë. Në fund do të duhet të vendoset për interesat e vendit dhe qytetarëve. Kush bojkoton parlamentin, largon vendin nga BE dhe dëmton interesat e qytetarëve. Do ishte me rëndësi që opozita të rikthehej në parlament. Kufijtë për politikanët i detyron Kushtetuta. Parimi i demokracisë bazohet në faktin që pakica të pranoj shumicën, që të ushqejnë shpresën se do të bëhen të tillë. Siç ka qenë Rama në pakicë dhe është bërë shumicë. Ndaj është e rëndësishme që të qëndrojmë këtij parimi. Ne si gjerman dëshirojmë që t’u ndihmojmë në rrugën tuja”, tha Gabriel.
Ndër të tjera diplomati gjerman tha se Gjermania do të jap angazhimin e saj për integrimin e Shqipërisë drejt BE-së.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor mund të ecin në rrugën e tyre drejt BE-së. Ne ndihemi të detyruar të krijojmë të gjitha mundësitë për të lehtësuar këto rrugë. Jemi të mendimit që në periudhën prej sot deri në anëtarësim të BE-së mund të bëjmë shumë më tepër, sepse nëse politikanët janë të qartë që një rrugë ka nevojë për rrugën e vet. Në një farë mënyre duhet t’i tregohet rruga drejt këtij destinacioni. Në drejtim të sigurisë sociale duhet të bëhet më tepër, pra duhet më tepër angazhim. Duhet bërë ende përmirësimi i infrastrukturës, mendoj që mund të themi që i kemi marrë seriozisht thëniet e kryeministrit Rama. Ne duhet të bëjmë të qartë se ku mund të ndihmojnë, ndihmë financiare. Qeveritë e rajonit duhet të inkurajojnë në rrugën e tyre drejt BE-së dhe mos t’i paralizojnë reformat e bëra deri më tani”, -pohoi ai.
Batutat:
“I kam shprehur vullnetin për të shkuar me tej në reforma dhe se do të jemi në krah të Gjermanisë. Ekziston një miqësi e veçantë dhe e vjetër me Gjermaninë. Goli i kombëtares gjermane ndaj asaj Kombëtares shqiptare është brohoritur shumë dhe që në atë kohë. Në një elevatorët ku ju rrezikonit të mos hynit po të mos mundit Shqipërinë dhe që në atë kohë pranuam që ta mundit dhe të shkonit në finale” tha Rama.
“Duhet të ketë një kufi për sa i përket miqësisë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Për sa i përket futbollit aty mund të bëjmë tifo vetëm për skuadrat tona. Në familjen time unë kam një problem, gruaja ime bën tifo për Bayer ndërsa unë për Verderbremer. Është një konkurrencë e ngjashme si ajo mes jush dhe Bashës vërtet kaq e fortë”, tha ministri gjerman.
KOHA JONË SONDAZH

