Batutat në Kuvend, pa mikrofon. Rama: Ah moj Jozefinë sa mirë e nisëm atëherë partinë

Këto janë disa nga batutat gjatë seancës së djeshme në Kuvend.

Kryeministri Rama ka ironizuar me disa nga deputetët e PD-së, duke nisur nga Paloka, Ristani, Strazimiri, e deri tek Jozefina Topalli.

Batutat

Swiss Digital Desktop Reklama

Taulant Balla: Boll pra, fol mirë tani. Burracak vetë ti je dhe njihesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sali Berisha: Mbylle gojën. Ti je një i akuzuar për përdhunim. Mbylle gojën!

Taulant Balla: Edhe ty të kam përdhunuar.

Sali Berisha- Edi Ramës: Ça je ti këtu mo? Ça je që fut çakej këtu, çohu dil këtu dhe fol, por mos përdor çakej se është turp.

Taulant Balla: Shkele etikën more…

Sali Berisha- Milena Haritos: Dhe mos fol si turkeshë aty, se e ke marrë vesh emailin. Turkeshë apo turkije, si ju tha, se e harrova?

Edi Paloka: Turkoshan, turkoshan.

Edi Rama: Ky paska parë telenovela turke.

 

***

Ermonela Felaj: Për çfarë duartrokisni, nuk e kuptoj. Flamur (Noka), kur ti ishte ministër, mësove disa fjalë dhe tani vazhdon t’i përsërisësh si papagall.

Flamur Noka: I them ministres që të mësojë i çik, është ulur në karrige, por nuk ka mësuar akoma që nuk quhet ‘adok’, por ‘ad hok’.

Edi Rama: Asnjë nuk e vë në dyshim kulturën tënde të latinishtes. Ti je njohës i mirë i latinishtes, te shqipja ke probleme serioze.

 

***

Edi Paloka: Edhe një fjali në emër të Grupit…

Edi Rama: Po ç’lidhje ke ti me kryetarin e grupit?!

Edi Paloka: Nuk pres të jem kryetar Grupi apo Kryeministër që të bëj zhgarravina dhe në emër të qeverisë t’i çoj në ekspozita.

Edi Rama: Nuk janë zhgarravina, janë piktura.

Edi Paloka: Ti piktor nuk ke qenë gjithë jetën, tani që u bëre Kryeministër do me u bë edhe piktor. Rroftë sebepi me hapë ekspozita.

Bedri Hoxha: Nga mbrapa pikturon mirë.

Arben Ristani: Dua fjalën, do bëj replikë.

Edi Rama: Ka të drejtë, emrin nuk ia përmenda, por përderisa thuhet shpifës profesionist, ai e di vetë, çohet në këmbë dhe bën replikë.

Arben Ristani: Ka dy vjet që dëgjojmë fjalë të ndyra dhe të shifura nga ky zotëri në Parlament. Sa herë e dëgjoj më vjen Çajupi në mend, ka një pjesë të bukur tek “Klubi i Selanikut”.

Edi Rama: Ku, tek klubi i rakisë? (qesh)

Arben Ristani: I drejtohet beut “t’u thaftë goja si nuk the një fjalë të mirë, të plastë koka si nuk the fjalë të mira. Po qenke veshëgjatë mor beu ynë”.

Edi Rama: Ah moj Jozefinë sa mirë e nisëm atëherë partinë, dhe shife ku përfundoi Partia Demokratike sot (ngrihet për të ikur).

Edi Rama: Unë vetëm dy intelektualë mund të përballoj, këtë të tretin nuk e përballoj dot (Strazimirin).

Bedri Hoxha: Ik futi ndonjë dozë andej.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?