Baza e NATO-s në Kuçovë, Basha: Lajm i mirë për sigurinë e rajonit në një kohe të trazuar

Lulzim Basha thotë se hapja e bazës ajrore nga NATO në Kuçovë këtë të hënë, është një lajm i mirë për sigurisë e vendit dhe të gjithë rajonit tonë në një kohë trazirash.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 15 vjet më parë ishte një nga arritjet më të mëdha të shqiptarëve. Sot falë mbështetjes së Aleancës më të madhe të sigurisë u hap baza ajrore e NATO-s në Kuçovë.

Ky është një lajm i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por për sigurinë e të gjithë rajonit në një kohe të trazuar dhe të kërcënuar nga përpjekjet e Rusisë për të krijuar vatra te reja konflikti në Ballkanin Perëndimor. Mirënjohje NATO-s, SHBA, Turqisë, Italisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë për ndihmën dhe mbështetjen për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Basha në rrjete sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?