BE heq kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria, Rama: Nuk ndalemi më në ngjitjen tonë drejt majës

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë sot dakord të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore duke përfshirë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Kryeministri Edi Rama thotë se ky vendim i dha edhe Shqipërisë një dritë jeshile.

”Bashkimi Europian ka hequr kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore jashtë BE-së, duke përfshirë edhe Shqipërinë.Ia dolëm edhe kësaj sfide, sepse ne, Shqipëria, nuk ndalemi më në ngjitjen tonë drejt majës ku e meritojnë fëmijët tanë”,-shkruan Rama.

Në muajin maj, Këshilli i BE-së hoqi zyrtarisht kufizimet në udhëtimet jothelbësore për shtetasit e vendeve të treta, të cilët janë vaksinuar me të gjitha dozat e kërkuara të vaksinës kundër Covid-19. Secili vend i Bashkimit Europian ende mund të kërkojnë një test negativ të Covid-19, ose një periudhë karantinimi për vizitorët.

Edhe ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar lidhur heqjen e kufizimeve të udhëtimit për Shqipërinë drejt Bashkimi Europian. Manastirliu e konsideron këtë lajm të shumëpritur për të gjithë shqiptarët, duke shtuar se kjo është një shenjë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë.

Ministrja në fund të postimit të saj ka ngritur edhe një apel për të gjithë qytetarët, të mos e ulim vigjilencën, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë.

SHKARKO APP