BE kërkon dialog në Parlament, Gogu dhe Tabaku tregojnë rrugët që nxjerr politikën nga ngërçi

Që prej tetor 2023, Parlamenti i Shqipërisë është veç në kaos nga grupi Bardhi-Berisha. Me projektligje që votohet me kartonat e PS-së, pa diskutime dhe seanca që zgjasin pak minuta. Por me praninë e ndërkombëtarëve, demokratët dhe socialistët arrijnë të flasin me qetësi, ndryshe nga Kuvendi. Një sjellje të tillë ambasadori i BE-së në Tiranë, pret ta shohë edhe në Parlament.

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu thotë se bojkoti dhe aktet që nuk kanë të bëjnë me parlamentarizmin janë një rrugë që s’të çojnë askund. ”Duhet të ketë një reflektim të thellë në radhët e opozitës dhe uroj që më herët sesa vonë t’i rikthehen punës në komisione dhe ballafaqimit në seanca përmes forcës së fjalës dhe argumentimit të ideve. Flakadanët dhe zhurmuesit nuk prodhojnë politikë, nuk janë alternativë dhe s’ka se si e ndihmojnë as procesin e integrimite të BE”, tha Toni Gogu.

Jorida Tabaku e cila sëfundmi është parë më pranë grupit Bardhi-Berisha, për këtë situatë mban një qëndrim të moderuar në Parlament ka një tjetër lexim. “Sot Parlamenti ndodhet në një udhëkryq, kërkesa është për të dy palët, palët të njohin se Parlamenti ka disa funksione duke nisur nga Komisionet hetimore tek gjithëpërfshirja.

Kjo është një rrugë ku mazhoranca duhet të ulet me këmbë në tokë dhe të kuptojë që ky proces nuk kërkon, as arrogancë, as gjithëpushtetshmëri por kërkon një debat konstruktiv në Parlament. Kjo nuk është në dorën e ndërkombëtarëve por është në dorën tonë”, tha ajo.

SHKARKO APP