BE kundër Ramës, Varhelyi: Reforma zgjedhore vetëm sipas marrëveshjes së 5 qershorit
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Oliver Varhelyi i përgjigjet tentativës së mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama për të devijuar nga marrëveshja politike e 5 qershorit për reformën zgjedhore. Zyrtari i lartë i BE-së deklaron se është rëndësishme që reforma e rënë dakord në 5 qershor të miratohet nga Parlamenti në seancën e tij të radhës, për të lejuar zbatimin e shpejtë të dispozitave të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm.
Reagimi i Komisionerit
Reforma zgjedhore në Shqipëri: E rëndësishme që reforma e rënë dakord në 5 qershor të miratohet nga Parlamenti në seancën e tij të radhës, për të lejuar zbatimin e shpejtë të dispozitave të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm. Bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, reforma adreson një kusht kryesor për të filluar negociatat e pranimit në BE. Reformat e mëtejshme në lidhje me sistemin zgjedhor, jashtë sferës së rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it, do të duhet të bëhen të paktën një vit para zgjedhjeve dhe të kërkojnë konsultime të duhura, siç rekomandohet nga OSBE-ja.