BE: Me sytë nga Merkeli dhe presidenca gjermane

Nga DW-

Në krizën më të madhe të Europës, Gjermania merr presidencën e radhës. “Ne qytetaret e qytetarët e BE jemi për fatin tonë të bashkuar”, ka thënë Merkel. Tani ka ardhur momenti që ky fat të rikonfirmohet.    

“Nuk është ekzagjerim, nëse themi, se jemi para sfidës më të madhe ekonomike në historinë e Bashkimit Europian”. Kancelarja gjermane, Angela Merkel e bën këto ditë gjithmonë të qartë gjendjen serioze të Bashkimit Europian. Gjendja mes Coronës, tronditjes ekonomike dhe lodhjes nga Europa është dramatike. Kjo sfidë kthehet tani në detyrën e Merkelit.

Në një kohë që thuhet, se Merkel dhe Europa nuk kanë qenë një marrëdhënie e lehtë. Për kancelarin e fundit të Unionit, Helmut Kohl, Europa ishte temë e zemrës nga vuajtja e përjetuar në Luftën e Dytë Botërore: Luftë dhe humbje, fillimet e bashkëpunimit europian, shndërrimi i armiqve në miq – deri tek miqësia me presidentin francez, Mitterand, sidomos në futjen e euros. Europa ishte tema kryesore e jetës politike të Kohlit. Edhe pse disa miq partisë së tij u distancuan pas grindjes nga Kohl, ai mbeti europiani i madh, si kancelari Konrad Adenauer.

Vështrimi i Merkelit nga jashtë

Po Merkel? Brenda partisë thuhej, se ajo ka një qëndrim pragmatik ndaj Europës. Në gjysmën e parë të vitit 2007, kur ajo ishte vetëm më shumë se një vit kancelare Merkel e drejtoi njëherë presidencën gjermane të BE. Në fjalimin e saj të parë si kryetare e Këshillit Europian para Parlamentit Europian (17.1.2007) Merkel përmendi biografinë e saj. “Të gjithë jetën time unë e kam kaluar në Europë. Në Bashkimin Europian veçse jam e re. Pasi jam rritur në ish RDGJ. (…)Unë e njihja Bashkimin Europian vetëm nga jashtë deri në vitin e 35- të të jetës, dhe nga brenda nga viti 1990.”

Për fatin tonë të bashkuar në BE

Atëherë 52 vjeçarja tha në festimet e 50-vjetorit të Marrëveshjeve të Romës një fjali që konsiderohet si qendrore gjatë mandateve si kancelare. “Ne qytetaret e qytetarët e Europës për fatin tonë jemi të bashkuar.” Megjithkëtë, Merkel asnjëherë me presidentët francezë, kushdo qofshin ata – Jacques Chirac (bis 2007), Francois Sarkozy (2007-2012) apo Francois Hollande (2012-2017)- nuk guxoi të bënte hapa të mëdhenj në BE – të dilte prej hezimit dhe kundër populistëve.

EU Merkel und Macron | Aufbauprogramm für Europa (REUTERS)

Edhe kur Emmanuel Macron u bë president francez, shumë prisnin një projekt të madh gjermano-francez në BE. Macron u vlerësua si kandidat në Berlin, ai formuloi vizione, shpërndante optimizëm. Por pas zgjedhjes së tij? Asgjë nuk u bë. Propozimet e tij mbetën pa përgjigjen e Merkelit.

Të çarat në shtëpinë europiane

Por tani në krizën e vitit 2020, Merkel duket aktive dhe e vendosur. Sikur ta kenë shkundur të çarat e forta në shtëpinë europine, që pasuan izolimin e shteteve në fazën kulmore të pandemis së Coronës dhe rinacionalizimin. Merkel, tani 65 vjeçare e ka si Helmut Kohli, temë të zemrës, Europën.

Rezistencën disa vjeçare kundër borxheve të përbashkëta ajo e dorëzoi të paktën pjesërisht, dhe në mes të majit, bashkë me Macron bëri të ditur një paketë financiare të papërfytyrueshme nga madhësia për një startim të ri në BE. Kjo paketë, që ndihmon sidomos vende si Italia dhe Spanja do duhet të financohet përmes borxheve të përbashkëta. Një krizë e tillë kërkon përgjigjet përkatëse”, tha ajo në një vídeo-konferencë të përbashkët me presidentin francez.

Frankreich Verdun 1984 | Präsident François Mitterrand & Bundeskanzler Helmut Kohl (picture-alliance/dpa/W. Eilmes)

Fundi i një armiqësie

Kjo dalje publike e përbashkët do duhej të manifestonte një gjë: motori gjermano-francez është vënë sërish në lëvizje. Merkel dhe Macron kujtuan themelet që përbëjnë BE. Kush lëviz në Berlin mes qendrës së CDU-së, zyrës së kancelarisë e Bundestagut kërkon më kot një monumet për BE-në si mrekullinë e bashkimit. Por në rrugën drejt selisë së partisë CDU gjendet një monument për pajtimin gjermano-francez – kancelari Konrad Adenauer dhe Charles de Gaulle në një prekje duarsh. Një kujtim për pajtimin e armiqve të dy Luftërave Botërore.

Aktorët e parë të nismave të rëndësishme europiane ishin francezë, gjermanë, italianë. Por pas tokjes së duarve nga Helmut Kohl dhe Francois Mitterrand, në vitin 1984 në Verdun, ka pasur një vakuum politiko-europian. Startimi i vonë i përbashkët i Merkelit dhe Macron do duhet të bashkohë dhe sidomos t’i forcojë ekonomikisht europianët. “Mbetet të shpresohet, që Franca dhe Gjermania bëhen sërish motori i bashkimit europian”, thotë Vittorio Hösle për Deutsche Wellen.

Deutsche EU Ratspräsidentschaft (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)

Thellim i BE apo prishje si shtëpi prej letre?

Hösle, i cili e ka këshilluar zyrën e kancelares në vitet 90-të, shpreson që BE të mos mbetet një episod, por të kthehet në epokë, që të ketë një ujdi më të madhe europiane në drejtim të një shteti federal. Ndryshe Hösle shikon një perspektivë të zymtë, „po qe se nuk ndërmerren hapa të tjerë të thellimit të unionit, mund të ndodhë që BE të rrëzohet si një shtëpi ngritur me letra.” Nuk është pak ajo që ka përpara Merkel dhe presidenca gjermane këto muaj.

 

SHKARKO APP