BE reagon për ndryshimin e njëanshëm të kushtetues: Keqardhje për mungesën e konsensusit

Komisioni Europain ka reaguar pak minuta pasi parlamenti miratoi në mënyrë të njëanshme ndryshimet në Kushtetutë.

Ana Pisonero, zëdhënësja e KE, deklaroi në një postim në Twitter se ndryshimet duhet të ishin bërë me dialog mes palëve. Ajo thekson se çështja e listave dhe koalicioneve duhet të ridiskutohet në Këshillin Politik.

“Teksa Parlamenti miratoi ndryshimet në Kushtetutë në lidhje me sistemin zgjedhor, është për të ardhur keq që nuk u caktua më shumë kohë në fazën përgatitore për të gjetur një kompromis me të gjitha partitë në Këshillin Politik. 
Miratimi më 23 korrik, në Parlament, i ndryshimeve në kodin zgjedhor për marrëveshjen e 5 qershorit, bazuar në rekomandimet e OSBE / ODIHR, përmbushi kushtin e vendosur nga Këshilli Europian kur vendosi për hapjen e negociatave në mars. Është thelbësore që ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të zbatuar ndryshimet kushtetuese, veçanërisht çështjet për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore, të diskutohen siç duhet me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohen”, deklaroi Ana Pisonero.

SHKARKO APP