BE vendos këtë javë, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria peng i njëra-tjetrës

Rruga e Integrimit prej vitesh nuk është afër Shqipërisë. Kjo javë është vendimtare për fatin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Të dyja vendet shpresojnë që në agjendën e ngjeshur të Brukselit zyrtar, që do të mbledhë Këshillin e Ministrave, të shtohet dhe pika për miratimin e kuadrit negociues për to.

E me një veto të Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut, automatikisht bllokohet dhe Shqipëria, pasi drejtuesit europianë duken të vendosur të mos ndajnë këto dy vende në procesin e tyre, e këtë e theksoi dhe ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas.

Në pritjet e vazhdueshme, takimi i radhës mund të sjellë përgjigjen e duhur vetëm nëse Bullgaria të heqë veton dhe të abstenojë vendimin, ndryshe mundësia e radhës mbetet muaji tetor.

SHKARKO APP