Begaj dekreton Adea Pirdenin si ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit Edi Rama dekretoi emërimin e Adea Pirdenit në detyrën e Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Kujtojmë se Rama njoftoi pak ditë më parë përmes një postimi në rrjetin social X, se i ka propozuar Presidentit krijimin e një ministrie të re të qeverisë, e cila do të mbikëqyrë çështjet për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Pirdeni, ka shërbyer si zëvendës ministre e Drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?