Begaj pritet nga nënkryetari shqiptar i Kuvendit të Malit të Zi: Forcim politik dhe ekonomik i shqiptarëve etnikë

Presidenti Bajram Begaj është pritur nga nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikolla Camaj të cilin e cilësoi politikan shqiptar me një eksperiencë të vyer. ”Ndamë bashkë mendimet mbi forcimin politik dhe ekonomik të shqiptarëve etnikë që jetojnë këtu, urë solide lidhëse mes dy popujve”, u shpreh Begaj ndërsa ndau foton me politikanin shqiptar në rrjetet sociale.

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Malin e Zi, ku u prit dje me nderime të larta shtetërore në Podgoricë nga homologu i tij, Jakov Milatović. Krerët e dy shteteve zhvilluan një takim kokë më kokë e më pas me praninë e delegacioneve përkatëse.

Biseda u fokusua në dialogun dhe marrëdhëniet dypalëshe, rrugëtimin e përbashkët Euroatlantik, situatën në rajon, sfidat e përballjes me faktorë të tretë, si edhe për shqiptarët në Malin e Zi dhe minoritetin malazez në Shqipëri. Begaj vizitën zyrtare në Mal të Zi e nisi me komunat shqiptare, Tuzin e Plavë-Gucinë ku iu rezevua një pritje vëllazërore dhe ceremoni festive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?