”Bëjini shërbim vetes dhe popullit”, zëdhënësi Stano: Qëndrimi i BE-së për Urën e Ibrit nuk ka ndryshuar

Bashkimi Evropian kërkon edhe njëherë tjetër që qeveria e Kosovës t’i dëgjojnë partnerët dhe aleatët në lidhje me hapjen e Urës së Ibrit. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano thotë se qëndrimi i BE-së në lidhje me urën e Ibrit nuk ka ndryshuar.

”Qëndrimi i Bashkimit Evropian në lidhje me urën është përshkruar shumë qartë në ditët dhe javët e fundit dhe është komunikuar edhe me partnerët në Prishtinë dhe është diskutuar gjerësisht me të gjithë partnerët e tjerë brenda BE-së, me SHBA-në me NATO-n dhe KFOR-in, dhe qëndrimi i BE-së nuk ka ndryshuar.

Nuk ka asgjë të re. Mund të shtoja vetëm duke kujtuar se po, ka diskutime dhe ndërveprime të vazhdueshme për këtë çështje, me qëllim ose në përputhje me qëndrimin e Bashkimit Evropian që hapat e njëanshëm, të pakoordinuar duhet të shmangen dhe kjo çështje duhet të diskutohet në kuadër të dialogut.

Ky është qëndrimi i të gjithë partnerëve dhe aleatëve të Kosovës dhe autoritetet e Kosovës do t’i bënin një shërbim shumë të mirë vetes dhe popullit të tyre nëse do ia vinin veshin dhe dëgjonin mesazhet e partnerëve dhe aleatëve”, tha Stano.

SHKARKO APP