Beleri dhe Alla transferohen në paraburgimin e Durrësit, ku ndodhen Koka, Dako e Gjici

Tashmë burgu i Durrësit mund të marrë emrin “Burgu i VIP-ave”. Tre ish-kryebashkiakë socialistë dhe kryetari i zgjedhur i Himarës i arrestuar prej 12 majit janë vendosur në ambientet e këtij burgu.

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, ka lënë të martën spitalin e Burgut, dhe është transferuar në qelinë e paraburgimit të Durrësit.

Po ashtu në të njëjtin burg është transferuar edhe ish-kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, nën akuzë për korrupsion me tenderët.
Paraburgimi i Durrësit ka mbledhur të akuzuar VIP, pasi në të njëjtin institucion ndodhen edhe ish-kryebashkiakë të tjerë, ish-ministra e deputetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atje mbahen të izoluar në pritje të verdiktit të drejtësisë, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti socialist Alqi Bllako, të akuzuar për aferën e inceneratorëve bashkë me Arben Dervishin, zv.president i FSHF-së, administrator i njërës prej kompanive të punimeve në inceneratorin e Fierit. Po ashtu edhe Safet Gjici, i shkarkuar nga Bashkia e Kukësit pak ditë pasi u rizgjodh më 14 maj për skandalin seksual në zyrën e tij nën akuzë për korrupsion.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?