Belind Këlliçi: Më kanë kërcënuar njerëz me armë. Më kanë vjedhur zyrën

Kreu aktual i FRPD-së, Belind Këlliçi ka deklaruar se është kërcënuar nga njerëz të armatosur në selinë blu, teksa ka denoncuar live në Polici vjedhjen e zyrës së tij, duke thënë se i janë marrë dokumente me vlerë. Po ashtu ai ka thënë se ende Policia nuk i është përgjigjur thirrjes së tij të bërë edhe mediatike.

“Pres policinë shkencore sepse më është vjedhur zyra, të bëhet ekspertiza, më kanë vjedhur të gjitha të dhënat personale, dhe ka shumë tension se ka njerëz të armatosur”, tha Këlliçi në bisedën e tij me policinë.

Po ashtu edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta, ku denoncoi se në selinë e PD-së aktualisht janë vendosur persona të armatosur dhe për këtë arsye ai doli nga selia.

“Janë futur banda të armatosura në selinë e PD. Ata që e kanë bërë do të përgjigjen. Demokratët nuk mund të jenë të rrezikuar”, tha ai në dalje nga selia e PD-së për mediat.

SHKARKO APP