Belind Këlliçi: Nga Sharra e Tiranës u bëj thirrje bashkëqytetasve të mi, të votojnë masivisht më 25 prill

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi ditën e sotme ka zhvilluar një takim me banorët e Sharrës dhe u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të votojnë masivisht më 25 prill.

Një ditë pas nisjes së fushatës elektorale zyrtarisht, Kelliçi thotë se ndryshimi nuk vjen sipas tij pa largimin e Ramës, pasi kryeministri bën premtime të mëdha por nuk përmbush asnjë.

“Nuk ka fare rëndësi se cilët janë emrat në listën e tij. Kushdo që të jetë në listë, me Edi Ramën në pushtet gjërat do të jenë po njësoj. Pa largimin e tij nuk do të ketë ndryshim”, shkruan në postimin e tij Këlliçi.

Më tej kandidati i PD në Tiranë thotë se ne duhet të bashkohemi për fitoren e Shqipërisë!
Postimi i plotë:

Rama kryeministër bën premtime të mëdha por nuk përmbush asnjë.

Nuk ka fare rëndësi se cilët janë emrat në listën e tij. Kushdo që të jetë në listë, me Edi Ramën në pushtet gjërat do të jenë po njësoj. Pa largimin e tij nuk do të ketë ndryshim.
Në rrugët dhe sheshet tona vëngon zëri i shqiptarëve që kërkojnë ndryshim. Nga Sharra e Tiranës u drejtoj një thirrje bashkëqytetasve të mi, të votojnë masivisht më 25 prill.
Të vendosni ju dhe askush tjetër për fatin e vendit. Ne duhet të bashkohemi për fitoren e Shqipërisë!
Të lartësojmë emrin e saj, të rimëkëmbim ekonominë kombëtare dhe të japim shpresë për të rinjtë.
Ky është misioni!
Dashnor Visha

SHKARKO APP