Belinda Balluku: Skuadra e energjisë u prezantua shkëlqyeshëm me BE
‘Tetor të mbarë nga ekipi më i mirë! Skuadra energjisë u prezantua me profesionalizëm të lartë gjatë negociatave për kapitullin 15.
Tashmë prej 5 vitesh kemi arritur të ndryshojmë thellësisht sektorin e energjisë në shumë aspekte, nga kuadri rregullator dhe përafrimi i tij me atëeuropian, deri tek diversifikimi i burimeve të rinovueshme dhe proceset transparente që janë kthyer në sukses të vërtetë për përthithjen e investimeve vendase dhe të huaja. E gjitha kjo vjen si kontribut i pamohueshëm i këtyre grave e burrave, që na përfaqësuan denjësisht dhe këtë javë. Faleminderit të gjithëve dhe forca se kemi akoma shumë punë për të bërë për vendin tonë”- shkruan Belinda Balluku, zv/kryeministre e Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH

