Belortaja: Thirrja për ushtar në Greqi shefit të Kabinetit të Ministrisë së Jashtme i ka ardhur vite më parë

 

Debati për thirrjen e shefit të kabinetit të Ministrisë së Jashtme ushtar në Greqi ka shkaktuar debate në Komisionin Parlamentar të Jashtë. Mediat raportuan dje se shefit të Kabinetit të Ministrisë së Jashtme, Pirro Vengu, i ka ardhur një fletëdhirrje për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Greqi.

Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi tha sot se ky është një skandal që s’ka të bëjë më Vengun, por me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Ai tha se Bushati duhet të dorëhiqet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lajmi që një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Shefi i Kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme është thërritur ushtar nga Greqia është skandaloz sepse i gjithë materiali sekret diplomatik kalon nga Shefi i Kabinetit të kësaj ministrie”, tha Bumçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Zv.ministri i Jashtëm, Belortaja tha se do të verifikohen pretendimet e opozitës.  Ai u shpreh se nuk ka ende një konfirmim zyrtar.

“Askush nuk e di të vërtetën. Edhe personi vetë jo. Unë kam kontaktuar në mënyrë miqësore me të dhe ai më ka thënë se ende nuk e di të vërtetën. Më ka thënë se disa vite më parë i ka ardhur një thirrje dhe ai e ka refuzuar. Pra, për të kjo është një çështje e mbyllur”,- tha sot zv/ministri Belortaja në Komisionin e Jashtëm. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?