Ben Blushi: Kryeministri që vret bletët

Kreu i LIBRA, Ben Blushi ka denoncuar mbjelljen masive të hashashit në vend. Në një postim në Facebook, Blushi sjell në vëmendje faktin se rritësit e bletëve ankohen për shkatërrim të biznesit nga hashashi.

“Edi Rama do mbahet mend për shumë dëme që i ka bërë këtij vendi por një prej tyre është zhdukja e bletëve. Nga mbiprodhimi dhe kultivimi masiv i kanabisit mësohet se afro 40 për qind e koshereve të vendit nuk i kanë rezistuar dot dehjes nga kullotat e hashashit dhe janë shfarosur. Nga 360 mijë koshere bletësh që kishim vjet këte vit kemi 140 mijë më pak. Dëmi i llogaritur për bletërritësit shkon deri ne 60 milionë euro. A duhen më shumë arsye për ta hequr një Kryeministër që vret bletët?”,- shkruan Blushi në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?