FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ben Blushi: Një sqarim për portalet e Shqipërisë

NJË SQARIM PËR PORTALET E SHQIPËRISË

Nga Ben Blushi

Gjatë ditës së djeshme portalet Opinion, Panorama, Syri.net, Sot.news, Newsbomb, Mapo dhe ndoshta dikush tjetër kane cituar faqe të cilat nuk janë të autorizuara nga unë. Shumicën prej tyre i kam komunikuar personalisht për tu thënë se Ben Blushi që kanë cituar nuk është Ben Blushi. Megjithatë asnjë prej tyre nuk ka bërë një përgenjeshtrim formal. Jam i detyruar ti kujtoj se kjo është e vetmja faqe zyrtare, nga disa dhjetëra anonime, në të cilën mund të marrin mendimet, komentet, fotot, videot dhe aktivitetin tim. Duke shpresuar se ky keqkuptim është mirekuptuar nga të gjithë u kërkoj portaleve ta postojnë këtë reagim të detyruar dhe të nevojshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpresoj se paskëtaj, gazetarët mekanikë të portaleve do kenë mirësinë ta rregjistrojnë si link faqen time zyrtare që është vetëm kjo dhe asnjë tjetër!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?