Ben Blushi: Po sekuestrohen zgjedhjet. Meta nuk bën koalicion me Ramën
Kreu i LIBRA Ben Blushi ka akuzuar sot PS dhe LSI se po marrin peng procesin zgjedhor. Në një intervistë për “News 24”, Ben Blushi tha se gjithë procesi elektoral po deformohet dhe sekuestrohet nga Edi Rama dhe Ilir Meta.
“Gjithë kjo situatë po dëmton procesin. Për herë të parë kemi fushatë ku nuk flitet për ide, për programe, ç’do gjë është fokusuar të afatet dhe procedurat. Kjo klimë po dëmton gjithë partitë”,- tha Ben Blushi.
Deputeti Blushi tha se LSI i druhet një procesi zgjedhor në të cilin nuk merr pjesë PD, pasi në këtë mënyrë do të ishin automatikisht të humbur.
Sipas Blushit, nëse PD nuk merr pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, atëherë LSI ose detyrohet të jetë opozita, ose nuk i duhet Rilindjes për qeverinë, pasi kjo e fundit do t’i ketë mandatet e nevojshme, që vijnë si rezultat i mospjesëmarrjes së PD në zgjedhje.
Pse mendoni ju se Meta do të bëhet president?
Blushi: Unë nuk e kam thënë këtë gjë, sepse nuk e di. Por kam lexuar veprime amatoreske të Ramës dhe Metës. Dhe më keq, se kaq, brutale dhe arbitrare. Këto janë në dëm të procesit. Raundi i parë i presidentit u dogj. Po kështu edhe raundi i sotëm u zgjodh. As solemnitet dhe prestigj nuk i dhanë këtij momenti. Kur një president zgjidhjet njëherë në 5 vite. As nuk shkova fare. Një shumicë që thotë se ka votat nuk ka aftësinë t’i japë prestigj çështjes së presidentit. Të prezantojnë një kandidat e t’ia paraqesin njerëzve. Jo se nuk kanë një kandidat, po kërkojnë këtë ta lidhin me krizën e zgjedhjeve, gjejnë argumenti banal se po presin opozitën. dhe në këtë mënyrë, heqim mundësinë që kërkesa e PD të bjerë. Nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme s’ka vlerë kërkesa e PD. E gjithë kjo krizë është e brendshme në mazhorancë. Ato nuk po merren vesh për koalicionin. Kush i pengonte të regjistroheshin dje. Nëse i kërkojnë PD të respektojë kushtetutën dhe kodin zgjedhor, le ta respektojnë vetë. E kanë shkelur me konsensus ligjin. LSI druan, apo ka frikë të hyjë në zgjedhje në kushtet që PD nuk hyn, se është në opozitë vetë. Rilindja është më e madhe se LSI. Në kushtet ku mungon PD, mandatet e tyre do jenë më shumë. LSI druan se nëse hyn pa PD do të jetë vetë në opozitë, ose do të jetë totalisht e panevojshme se Rilindja do t’i ketë votat vetë.
KOHA JONË SONDAZH

