Ben Blushi: Sot, Parlamenti i memecëve me muskuj

Nga Ben Blushi.

PARLAMENTI I MEMECËVE ME MUSKUJ.

Nëse do duhej ti gjeja një përcaktim këtij parlamenti do thoja se ky është parlamenti i muskujve. Nganjëherë duket sikur je në një palestër ku disa zbukurojnë trupin në veglat e qeverisë, disa bëjnë sauna në dhjamin e opozitës, disa bëjne masazh me vajin e PD, disa vrapojnë në pistën e LSI, disa ikin në drejtim te paditur me bicikletën e Rilindjes pasi kanë grabitur ilace, energji, ushqime dhe taksa. Ketij parlamenti me muskuj qe fryhen përditë në palestrën e dhunës së injorancës i mungon muskuli kryesor i njeriut. Ky është muskuli i gjuhës. Gjatë vitit të fundit 45 deputetë nuk folën asnjeherë.Eshtë njëlloj si të vish në palestër dhe ta lësh gjuhën në shtëpi. Për çfarë duhen këta njerëz? Në katër muaj kanë miratuar katër ligje. LIBRA ka propozuar një menyrë për ti hequr: një parlament me 100 deputetë. Megjithatë sa për dijeni palestra e muskujve që e lenë gjuhën në shtëpi hapet sot në ora 17.00. Ndiqeni dhe talluni me memecët që mbajnë gjuhën në xhep dhe paratë në gojë.

SHKARKO APP