Ben Blushi gjen ish-brigadierin dhe ish-shoferin në Lezhë
Ben Blushi ka postuar në profilin e tij në facebook këto dy foto si dhe një tekst nga takimet në Lezhë:
Blushi shkruan:
Nikolin Delija ka qenë brigadieri im. Kur ishim në Universitet në vitin 1989,na dërguan në fshatin Rrilë të Lezhës për të punuar në ara. E takova sot Nikolinin. Shet gazeta cdo ditë nëpër rrugët e Lezhës. Ka mbetur po aq paqësor sa ishte para 30 vitesh. Jam i kënaqur që rigjeta një mik të mirë!
Po sot Ben Blushi ka bërë takime të shumta në Lezhë, ku duket se ka gjetur edhe ish-shoferin e “Koha Jone”, (1997) Pjetër Linin.

Në foto (majtas Blushit), Pjeter Lini me duar në xhepa.
KOHA JONË SONDAZH

