FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ben Manaj: Episod i dhimbshëm Londre!

Nga Ben Manaj (Londër)

Në spital me nënën, momentalisht, ndërkohë që një infermjere me ngjyrë, zonjë grua më kërkon ndjesë dhe më thotë; “nuk e kam mendjen fare tek puna! Kam hallin e gocës, për shkak të protestave të pogromistëve të ekstremit të djathë ndaj të huajve!

Kanë filluar trazirat këtej nga pjesa lindore e Londrës, më thotë! Duhet të isha pushim më thotë dhe jam në punë! Që nga dita e parë që kam ardhur në këtë vend punoj dhe paguaj taksa, ndërsa këta rrugecer ( po e zbus se tha një fjalë tjetër që jam dakort me të) na tmerrojnë! S’ka bërë kurrë vaki kështu në Londër”, më thotë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Mu dhimbs kjo zonjë, që nuk e lënë të jetojë dhe punojë dhe tu shërbej të gjithëve, neve, edhe atyre ndyrrësirave dhe prindrëve e të afërmeve të tyre nëse do vinin një ditë në këto dyer!

Swiss Digital Mobile Reklama

Pa të huajt ky vend paralizohet totalisht! Por këta janë pakica që kjo qeveri është shumë tolerante me ta! Këta duan Erdoganin vëllezër, jo Sir Keir Starmer! Këtu nuk përdoren as makinat ujë-hedhëse as gazlotsjellësit! Nëse do lejoheshin do e shikonit se si do iknin si lepuj! Por vend tolerant më shumë se c’duhet! Këta janë little Britain e Great Britain!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?