Benet Beci: Hapësira e shëtitores në Velipojë, vetëm për vizitorët, tregtarët me zonë të dedikuar
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka bërë të ditur se është përcaktuar pozicioni i tregtarëve ambulantë në Velipojë për sezonin turistik veror.
Sipas tij, hapësira në qendër të shëtitores do të mbetet e lirë, në funksion të vizitorëve dhe pushuesve që frekuentojnë zonën bregdetare, duke e bërë atë më të aksesueshme dhe të këndshme për këmbësorët. Ndërkohë, për tregtarët ambulantë është parashikuar një zonë e dedikuar, ku ata mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre ekonomik pa penguar lëvizjen dhe përvojën turistike.
“Synimi ynë është të balancojmë nevojën për zhvillim ekonomik me krijimin e një ambienti të pastër, të organizuar dhe mikpritës për turistët që zgjedhin Velipojën,” është shprehur Beci në një postim në rrjete sociale.
Ky vendim vjen si pjesë e përpjekjeve të Bashkisë Shkodër për të menaxhuar në mënyrë më efikase hapësirat publike dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve në këtë destinacion turistik gjithnjë e më të frekuentuar.
KOHA JONË SONDAZH

