Benet Beci pret boksierin Roy Jones Jr, kampionen botërore të WBU-së, Ikram Kerwat dhe drejtorin ekzekutiv të WBF-së, Christian Rösen
Benet Beci shkruan: “Pata mundësinë të kem si mysafirë boksierin e mirënjohur Roy Jones Jr, kampionen botërore të WBU-së, Ikram Kerwat dhe drejtorin ekzekutiv të WBF-së, Christian Rösen, së bashku me ekipin e tyre.
Ata do të marrin pjesë në eventin “FISTS OF FIRE” i cili do të zhvillohet në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” këtë fundjavë në Shkodër.
Përvojë frymëzuese, e mbushur me histori, përkushtim dhe triumf në botën e sportit kjo e tyrja.
Shpresoj shumë që këto ditë në Shkodër të jenë emocionuese e shpërblyese për ta.
Ju uroj suksese sportistëve dhe emocione të bukura të gjithë dashamirësve të këtyre garave”.

KOHA JONË SONDAZH

