Benet Beci pret në takim Presidentin e ACES Europë: Diskutuam për procesin e aplikimit për “Shkodra, qyteti europian i sportit 2025”

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës ka pritur në zyrë Presidentin e ACES Europe, z. Gian Francesco Lupattelli, së bashku me Zv. Ministrin e Arsimit dhe të Sportit, z. Endrit Hoxha dhe Presidentin e KOKSH-it, mikun tim, z. Fidel Ylli.

Beci shkruan se në këtë takim u diskutua për procesin e aplikimit për “Shkodra, qyteti europian i sportit 2025”; bashkia tashmë e ka plotësuar të gjithë dokumentacionin përkatës, një punë voluminoze kjo nga specialistët e Bashkisë Shkodër që shpresojmë të konkretizohet në muajin dhjetor, kur do të shpallet edhe fituesi për vitin 2025 në Bruksel.

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Pata kënaqësinë të prisja në Bashkinë Shkodër Presidentin e ACES Europe, z. Gian Francesco Lupattelli, së bashku me Zv. Ministrin e Arsimit dhe të Sportit, z. Endrit Hoxha dhe Presidentin e KOKSH-it, mikun tim, z. Fidel Ylli.
Gjatë këtij takimi diskutuam për procesin e aplikimit për “Shkodra, qyteti europian i sportit 2025”; bashkia tashmë e ka plotësuar të gjithë dokumentacionin përkatës, një punë voluminoze kjo nga specialistët e Bashkisë Shkodër që shpresojmë të konkretizohet në muajin dhjetor, kur do të shpallet edhe fituesi për vitin 2025 në Bruksel.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?