Beqaj u hap luftë lokaleve në jug

Deputeti i PS, njëherësh ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është shprehur i shqetësuar për situatën e pandemisë, sidomos në Jug të vendit dhe në beach bare, aq të frekuentuara nga pushuesit në këtë periudhë.

Sipas Beqajt, dy beach bar-e të njohur nuk i respektojnë rregullat e pandemisë dhe po çojnë dëm sakrificat e personelit mjekësor, ndaj sipas tij administratorët e këtyre bizneseve duhen ndëshkuar.

“Lufta me Covid-19 është luftë në territor. Beteja kryesore këtë javë është në bregdetin e Jonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Beach bar më beach bar dhe club më club. 24 orë në çdo ditë. Duke filluar nga prototipët si Nazar e Folie Marine e të gjithë me radhë. Aty po lejohet të ndodhin “plagosje me paramendim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aty po sakrifikohet sakrifica 5 mujore e personelit shëndetësor. Aty po nëpërkëmben politikat mbështetëse ndaj grupeve më të dëmtuara nga pandemia. Babëzisë së pronarëve së atyre bizneseve për të fituar shumë e shpejt në kurriz të shëndetit të shqiptarëve duhet t’i përgjigjemi me forcën e ligjit.

Karshillëku i administratorëve të atyre bizneseve për të shkelur ligjin meriton ndëshkimin shembullor. Situatat e paqarta që kalojmë kërkojnë vendosmëri të leadershipit.

KOHA ËSHTË TANI!”, shkruan Beqaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?