Berat, amerikanët ndërmjetësojnë debatin mes dy kandidatëve
Nuk ndodh shpesh që në fushatat zgjedhore në Shqipëri të ketë ballafaqime publike mes kandidatëve. Por edhe kësaj here që ndodhi, ndërmjetësuan amerikanët. Kandidatët e Bashkisë Berat, Petrit Sinaj i mazhorancës dhe Kasem Mahmutaj i Partisë Republikane, kanë zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët, ku kanë shpalosur programet e tyre dhe u janë përgjigjur pyetjeve të publikut. Takimi u organizuar nga USAID mbi Programin për Qeverisjen Lokale. Me siguri që ballafaqime të tilla nuk do të na japet rasti t’i shohim shpesh gjatë kësaj fushate. Deri më tani debat publik kanë bërë kandidatët e Kamzës, Safet Gjici dhe Xhelal Mziu. Sa i përket Tiranës, janë dhënë sinjalet e para se mund të ketë një ballafaqim mes Halim Kosovës dhe Erion Veliajt. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim./Lapsi.al/