Berat, LSI përfundon procesin e riorganizimit. Sinaj: Numër i madh anëtarësimesh
Me takimet në njësinë administrative Sinje, përfundoi një proces i gjatë i riorganizimit të strukturave vendore të LSI në bashkine e re të Beratit. Vetëm në këtë njësi, kryetari i LSI-së, Dega Berat, Petrit Sinaj ka shpërndarë në këtë takim 50 karta të reja për anëtarët më të rinj.
Ka qenë një proces i cili ka patur në qendër të tij jo vetëm dhe thjesht një proces riorganizimi, por para se gjithash një komunikim të gjatë dhe produktiv me strukturat e LSI-së.
Kështu, së pari u zhvillua procesi në rajonet e qytetit tëBeratit, për të vijuar më pas në njësitë e tjera administrative që tashmë janë pjesë e bashkise së re: Velabishtin, Sinjën, Otllakun dhe Roshnikun.
Në të gjitha takimet e zhvilluara u pa një interes i shtuar i qytetarëve, të cilët besojnë tek kjo force politike. Gjithashtu kjo u shoqërua me një fluks antarësimesh pranë degës së LSI-së Berat.
Drejtuesit e degës së LSI-së Berat, i zhvilluan këto takime duke i konceptuar si një bashkëbisedim me strukturat, duke i mëshuar rolit dhe funksionit të kësaj force politike në koalicionin e majtë, si zëdhënëse e zërit qytetar, si forcë politike me integritet, e cila ka treguar se si qëllimin e saj kryesor ka pikërisht të jetë pranë qytetarëve.
Këto parime, që janë themeli i ekzistencës së LSI-së, janë përqafuar nga qytetarët të cilët prej kohësh në Berat, shohin tek ajo një forcë politike që nuk e ndan fjalën nga veprat që komunikon vazhdimisht me njerëzit por ka si një ndër qellimet e ekzistencës së saj, hapjen ndaj shtresave të ndryshme të shoqërisë.
Kreu i degës së LSI-së, në Berat z. Petri Sinaj, në fund të procesit u shpreh i kënaqur për gjithçka që ishte arritur, si në drejtim të shtimit të rradhëve me anëtarë të rinj, ashtu edhe në drejtim të mesazheve të ndersjellta që u transmetuan në to.
Sinaj gjithashtu theksoi se, procesi i bashkëbisedimit me banorët e bashkisë sëBeratit, do të vazhdojë edhe më tej si një proces i pandalshëm ,i cili do të përcjellë zërin e forcës sonë politike në çdo shtëpi beratase.
KOHA JONË SONDAZH

