Berisha ende mendon se 500 mijë shqiptarë do të pushtojnë Bulevardin e Tiranës
Ish-kryeministri Berisha dhe kryetar i PD akoma shpreson se do të mbushi sheshet e Tiranës për tu përballur me kryeministrin Edi Rama.
Ja se çfarë thotë Berisha në video-mesazh: “500 mijë shqiptarë që votuan si idealistë me guxim epik dhe i rezistuan industrisë gjigante të blerjes së votës, nuk u mposhtën nga makineria gjigante e frikësimit të zgjedhësve, janë të gatshëm të mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës dhe të përballen me këtë regjim armik ndaj tyre, me këtë regjim antikushtetues, antikombëtar.
Kurrë ndonjëherë ky komb nuk ka qenë më në rrezik shkatërrimi se këtë periudhë. Nuk ka një thirrje të brendshme për shpëtimin e tij më të fuqishme se sot,”– tha Berisha.
Sikur vetëm 100 mijë ti vijnë Berishës dhe të rezistojnë bie qeveria, por nuk janë të vendosur si dikur!