Berisha: Balla në konflikt interesi si kryetar i Komisionit Hetimor për CEZ
Debati i zhvilluar sot në komisionin hetimor per CEZ, sa i takon konfliktit të interesit që kryetari Taulant Balla ka me ish-Kryeministrin Sali Berisha.
Çështja e konfliktit të interesit në fakt nuk u ngrit nga vetë Berisha, por nga anëtari demokrat i Komisionit, Arben Risani i cili iu referua Kodit Penal kur kërkoi që kryetari Balla të mos ishte i pranishëm në sallë kur të jepte dëshminë e tij ish-Kryeminsitri Berisha.
Por për çfarë bëhet fjalë?
Berisha pretendon se: “Balla është në konflikt interesi pasi me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit, ai është shpallur fajtor për akuzën e shpifjes pas padisë së ngritur ndaj nga Shkëlzen Berisha”.
“Taulant Balla duhet të paguajë 10 milionë lekë të vjetra për llogari të Shkëlzen Berishës ndërsa ky i fundit pretendonte 70 milionë lekë të vjetra”, thuhet në vendimin e gjykatës, sipas ish-Kryeministrit Berisha.

KOHA JONË SONDAZH

