FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Balla po bën kërdinë me emërimet në Elbasan e Librazhd

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të publikojë në Facebook mesazhe nga i ashtuquajturi “qytetari dixhital”, ku së fundmi ka denoncuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Berisha thekson se Balla “po bën kërdinë”. Ndërkohë që qytetari sqaron se deputeti i PS-së ka zaptuar te gjitha institucionet në Elbasan dhe Librazhd, kundrejt gjobave për emërime në punë.

STATUSI I BERISHËS

Swiss Digital Desktop Reklama

Taulant Gjura/Hoxha/Jaupi ben kerdine!

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Përshëndetje zoti Berisha, desha te denoncojë se ne Elbasan konia e Ramës Taulant Balla ka zaptuar te gjitha institucionet Elbasanit kundrejt gjobave qe pret duke vene veton e tij ne emërimet e drejtuesve te institucioneve, nga Librazhdi, unë po te radhis disa nga emërimet. Ne krye te institucionit te regjistrimit te pasurive ka vendosur njërin nga emrat qe Rama e denoncoi si një drejtuesit te korruptuar ne kohen qe punonte ne Aluizem Mariglen Disha. Ne drejtorin e Bujqësisë Spiro Hunci, ne drejtorin e shërbimit veterinet Fatmir Ozuni, ne drejtorin e Asgjësisë kontrollit ushqimor Firduz Kurti, dhe sot ka emëruar nënkryetarin bashkisë Librazhd Enver Shkurti drejtor e mjedisit te gjitha këto nga Librazhdi, duke anashkaluar njerëz te shkolluar dhe intelektual elbasanas. Te gjitha ato qe thotë Rama se te gjithë drejtuesit do te testohen, dhe asnjë deputet nuk do te ndërhyje për emërime është vetëm një fasade e kësaj qeverie dua te ruaj anonimatin”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?