Berisha-Ballës: Race enveriste. Deputeti përgjigjet: Je komplet pa burrë, ke gjak të përzierë, tradhtar
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti socialist Taulant Balla kanë debatuar ashpër edhe në seancën e sotme plenare. Nuk kanë munguar fyerjet ndaj njëri-tjetrit, dhe as akuzat.
Berisha: Race enveriste!
Balla: Ej kujt i thua ashtu ti. Ik ulu aty, plak.
Dogjani-Ballës: O legen!
Çohet te shkoje te Balla e kap Arben Imami nga xhaketa per ta ndaluar.
Balla: Harrove që ke bërë pazare kundër interesave të Shqipërisë. Harrove Fazllicin. Mbajtët peng linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosvë, për ti shërbyer interesave të tua që të lidhnin ty me Serbinë. shqiptarët po njihen me fakte tronditëse për privatizimin e OSHE. Ka marrë ryshfet. Dita e transparencës dhe e gjykimit po të vjen. Nuk ke punë ti me racat në Shqipëri. Ne jemi një racë në Shqipëri, ti s’ke faj, se ti je i përzier.
Berisha: Nuk dua të komentoj shpifjet dhe trillimet e një njeriu, që para kamerave mohoi se është dënuar si shpifës ordiner me emër në Edi Ramës. A komentohet shpifësi. Edhe 40 ditë po ta lyesh me sheqer zift del. I them mjeranit Edi Ramës, sesa herë ti përdor një mjeran të dënuar për shpifje, të akuzuar për përdhunim të akuzuar për trafik prostitucioni. Sa herë përdor një njeri të tillë, aq më shumë del cullak. Jo siç ke dalë në plazhet e botës, Shalsi siç ka dalë atje, po del cullak shpirtërisht.
KOHA JONË SONDAZH

