Berisha: Bashkë në protestën historike kundër plehrave
Grupimi i të rinjve ka shpallur se do t’i bashkohet protestës që nis sonte në mesnatë duke u grumbulluar para parlamentit, për të mos lejuar kalimin e ligjit të menaxhimit të integruar të mbetjeve.
Ish-Kryeministri Sali Berisha, në një postim në facebook, tregon mbështen e tij ndaj të rinjtë që kanë vendosur të bëhen pjesë e protestës kundër importit të plehrave në Shqipëri, protestës së organizuar nga shoqëria civile nesër në orën 10 para Kuvendit.
Berisha, në mesazhin e tij në rrjetet sociale, i ka bashkuar thirrjes së të rinjve, edhe apelin e tij: “Sonte, në ora 23:00 dhe në vazhdim, protesta historike qytetare: “Të bashkuar kundër plehrave në rrugë dhe në qeveri!” shkruan ish-Kryeministri.

KOHA JONË SONDAZH

