Berisha: Dan Hutra mblodhi vota për Rakip Sulin, një rruge në Kamëz do t’i vihej emri i tij
Sali Berisha, në daljen për mediat këtë mesditë, foli sërish për votat që pretendon se janë vjedhur në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Berisha u shpreh se kandidati socialist Rakip Suli që fitoi zgjedhjet, ka blerë vota. Një nga njerëzit që e ka ndihmuar, thotë Berisha, duke cituar mesazhin e një qytetari në rrjetet sociale, ka qenë Dan Hutra, vrasësi i tre grave në muajin mars.
“Do ju sjell mesazhin e një qytetari nga Kamza: Zoti Berisha, do ju vë në dijeni të një fakti kriminal të masakrës elektorale në Kamëz. Vrasësi famëkeq i grave, Dan Hutra, ishte punësuar në ujësjellësin e Kamzës në këmbim të mbledhjes së votave për Rrakip Sulin.
Vrasësi i grave, natën vidhte banesa, kurse ditën vidhte vota dhe kërcënonte me jetë demokratët që të mos dilnin në votime.
Pas masakrës ndaj grave, Rakip Suli ka zhdukur dosjen e Dan Hutrës. Ka dëshmi dhe fakte se Dan Hutra drejtonte një nga bandat kryesore të mbledhjes së votave për Rakip Sulin”, tha Berisha.
Madje, thotë Berisha, duke lexuar mesazhin e qytetarit digjital, një rruge në Kamëz do t’i vihet emri i Dan Hutrës, por propozimi i zhduk shumë shpejt.
“Në Këshillin Bashkiak të Kamzës, ka pasur propozim për t’i vendosur emrin e Dan Hutrës një rruge në Kamëz. Propozimi është zhdukur me shpejtësi nga banda e Bashkisë së Kamzës. Rakip Suli i kishte dhuruar Dan Hutrës në pallatet që po ndërton Arben Maloku, që ka bërë një masakër me votat e Zall Herrit.
Dan Hutra figuronte patronazhist i PS-së, kreu i një grupi kokaine në Holandë. Kishte nisur të pastronte paratë në ndërtim. Sot kontrollon trafikun e drogës dhe votave nga burgu. I vetëm i burgosur që shpenzon deri në 5 milionë lekë në muaj. Praktikisht Dan Hutra është drejtori i burgut të Rilindjes”, shtoi më tej Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

