Berisha: Dorëheqjen e Haxhinastos, Rama kërkon të lajë duart nga dështimi i tij

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar largimin e Haxhinastos duke thënë se ky është një dështim i kryeministrit Rama.

Sipas Berishës, Rama ka dështuar totalisht me rrugët.

Rama kërkon të lajë duart si Pilati në dështimin e tij total në atë që është dhe promotori i zhvillimit të një vendi, ndërtimi i infrastukturës. Pasi ka shpenzuar mbi 2 miliardë dollarë për investime, s’është në gjendje t’u tregojë shqiptarëve qoftë 1 km rrugë të ndërtuar në 3 vjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

I rikujtoj shqiptaërve se me 2.1 mld dollarë janë ndërtuar gjatë viteve të mëparshme Rruga e Kombit, autostrada Ibë-Elbasan dhe tuneli i Krrabës, segmenti Lushnje-Fier dhe Levan- Vlorë, dhe autostrada Levan- Tepelenë, përfshi këtu rrugën e Bregut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama s’mbulon dot vjedhjen e tmerrshme që ka bërë, se ku shkuan 2.1 miliardë USD investime? …Rama do largohet si çeço dhe me një këmbë”, tha Berisha

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?