Berisha: Edi Rama me mafian e tij, eksporton çdo vit qindra kontejner, helme, toksina
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se çdo vit eksporton qindra kontejner me helme, toksina vetëm e vetëm për tu pasuruar vetë në mënyrë të paligjshme. Gjatë fjalës në tubim, Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë qëndresën e nisur gjer në krijimin e qeverisë teknike, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe fitoren e opozitës.
“Në një kohë kur anekënd botës, mediat, organizatat më prestigjioze ushtojnë nga lajmet se nga Shqipëria janë nisur helme të rrezikshme drejt Tajlandës, Edi Rama heshti si fija e barit gjer sot. Ai më parë mohoi se ministrja e tij e Mjedisit ka dhënë autorizim për eksportin e mbetjeve të rrezikshme, kurse dogana e tij pohoi se kemi shkelur ligjin, se ka ndryshuar kodin duke u dhënë kodin e lëndëve jo helmuese, lëndëve helmuese. Kurse sot pasi i dolën të gjitha mashtrimet njëri pas tjetrit, sot ai nëpërmjet dy zëdhënësve të tij kërkon të lajë duart, por në fakt ai pohon se, qëndron vetë prapa trafikut mafioz të lëndëve toksike, kërcënuese.
Në reagimin e tij të len me kuptu se për të mos ardhur këtu në Durrës dhe për të mos u ngritur Shqipëria në këmbë kundër tij, po përpiqet të gjejë shpella mafioze për ti depozituar mbetjet. Edi Rama kudo që ti çosh, parlamenti i Shqipërisë do ti hetojë ato. Nuk ke shpëtim. Krimi yt është krim i shëmtuar mjedisor, shëndetësor, është trafik i rrezikshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Mos u përpiq të fshihesh pas eksporteve të Kosovës, se Kosova eksporton çdo vit qindra e qindra kontejner. Shqipëria eksporton çdo vit, qindra e qindra kontejner minerale. Kurse Edi Rama me mafian e tij, eksporton çdo vit qindra kontejner, helme, toksina për tu pasuruar në mënyrë të paligjshme”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

