FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Është shkelur kontrata për inceneratorin e Tiranës. Kamionët shkarkojnë plehrat dhe groposin sistemin e drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me inceneratorin e Tiranës, për të cilin se theksoi se kompania ka shkelur kontratën, pasi aty mbetjet groposen.

Në një dalje për mediat Berisha tha se faktet e publikuara nga Partia e Lirisë, tregonin se kamionët vetëm groposnin plehrat.

Ju patë këto ditë se si të gjitha plehrat, mbetjet, dheu dhe inertet në kundërshtim flagrant me kontratën, nuk seleksionoheshin. Në kundërshtim me betimin solemn të atij që nuk ka be, besë dhe moral se atje po bëhet një mrekulli thoshte Edi Rama. Aty vazhdonte praktika e 25 viteve më parë, e groposjes, pavarësisht kontratës së re. Pamë kamionë që shkarkonin plehrat në një gropë të vjetër, aty groposej dhe varrosej skapi i partisë dhe sistemi i drejtësisë në këtë end. Pse e them këtë? Ndonëse prej dy vitesh është deklaruar me dhjetëra herë se qytetarët e qarkut të Tiranës: Tirana, Kruja, Fushë-Kruja, Rrogozhina, do paguajnë 29 euro për çdo ton pleh pa llogaritur transportit për fushën e Sharrës, kjo tarifë parashikohet për djegie. Për depozitim ka një tarifë prej 11 eurosh. Prej 5 vitesh Rama dhe Veliaj presin euro e florinj”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?