Berisha flet në Kongresin e PPE në Spanjë, u kërkon ndihmë për rrëzimin e Ramës: Është narkodiktator

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ndodhet në Valencia në Spanjë, aty ku mbajti një fjalim në Kongresin e Partive Popullore Europiane, ku edhe PD është e aderuar. Teksa akuzoi gjendjen e mjerueshme të Shqipërisë, Berisha hodhi edhe akuza për fushatën zgjedhore të 11 majit, duke thënë se Rama po blen vota nëpërmjet “asfaltit elektoral” apo me shpërblime financiare nga buxheti.

”Vota e blerë nga mafia, një makineri e plotë që ka vjedhur zgjedhjet dhe që është parë nga të gjithë. Ky narkodiktator është i lidhur me grupet e tjera kriminale. Në kuadër të zgjedhjeve ka bllokuar debatin televiziv, ka shpërndarë 100 euro për pensionistë dhe e ka kthyer vendin në diktaturë në këto zgjedhje me qëllime elektorale”, tha ai.

Në fund fjalimin Berisha e mbylli me thirrjen për ndihmë nga PPE-të, për të rrëzuar diktaturën e Ramën. ”Me ndihmën tuaj, PD-ja do rrëzojë edhe dikataturën e narkoshtetit, të parën dhe të vetmen në Europë, ashtu siç rrëzoi diktaturën e komunizmit më 1990”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?