Berisha flet për sherrin mes Çollakut e Sulës: E ulët! Të mos na provokojë njeri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sherrin që ndodhi paraditen e sotme mes Kreshnik Çollakut dhe deputetit Dashnor Sula në Kryesinë e Kuvendit.

“Vijmë te rasti. Deputetët e opozitës janë në protestë. Asnjë deputet nuk ka të drejtë që t’i provokojë ata. Ata janë në protestë para së gjithash për të drejtat kushtetuese të deputetit, dinjitetin e tyre. Ata po mbrojnë të drejtat e të gjithë kolegëve. Nuk provokohet protesta, ka një ligj. Protesta për një kauzë absolute të drejtë, ata janë provokatorë të ulët. Nuk jam për skena, por kur njeriu është në protestë, mos ta provokojë njeri. Në protestën e radhës u morën karriget tona dhe u grumbulluan në parlament. Nuk duhet të komentojmë në mënyrë të atillë që qytetarët të thonë se ç’po ndodh”, tha Berisha para gazetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?