Berisha gjen sozinë e Tom Cruise në Kuvend

Seanca e sotme në parlament është shoqëruar nga diskutime në distancë dhe batuta. Protagonist i kësaj situate është sërish Berisha i cili në jo pak raste e largon fokusin e bisedës nga çështja që trajtohet në parlament.

Ai i është drejtuar Ahmetajt duke e “kërcënuar” se ka një prag dhe menjëherë ka kërkuar një shishe uji Jorida Tabakut. Por teksa replikonte nga foltorja e Kuvendit, Berisha etiketoi njërin prej anëtarëve të kabinetit qeveritar me një aktor të famshëm të filmave amerikanë, Tom Cruise! Por ajo që nuk u mor vesh mirë ishte emri i sozisë të aktorit në fjalë.

“Mos fol nga mbrapa se vetëm ti që flet ke një koeficient intelektual mizerabël. Ti tjetri ke mbetur në klasë. Ku është ai tjetri. Ti Zhozho po flet? Zhozho mos fol. Jo me mua se e kam një prag. Ma jep atë shishe. Unë di që të pëlqen kur të quajnë Tom Cruise, po unë të quaj nga ata të Jerryt. Pandeli se ky është Cruise po unë i them Tomy e Jerry”, është shprehur Berisha duke ju drejtuar Beqajt, Ahmetajt dhe Majkos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?