Berisha i turret Ramës te karrigia e tij: Ty të ka çmendur protesta e 7 korrikut

Tensionohet parlamenti shqiptar. Kreu i PD-së Sali Berisha i ka shkuar kryeministrit Edi Rama te karrigia në podium, pasi kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla nuk i ka dhënë fjalën. Përpara i kanë dalë gardistët. Nuk kanë munguar akuzat e Berishës ndaj Ramës.

S’ke turp o frikacak. Ty të ka çmendur 7 korriku”, i tha Berisha kryeministrit Rama.

Ndërkohë Garda e Republikës ka ndërhyrë për të patur përplasje fizike mes tyre.

Protesta e 7 korrikut ka rritur kuotat e Berishës dhe ka krijuar gjendje zjarri në Opozitë e cila ka premtuar se në shtator do ta kthejë Tiranën si Sri Lanka.

SHKARKO APP