Berisha i përgjigjet Fatos Nanos me videon kur akuzonte Ramës si “trafikant ikonash”

Intervista e Fatos Nanos mbrëmjen e së enjtes në emisionin ”Opinion”, ka shkaktuar debate dhe polemika. Nano kundërshtoi deklaratat e tij të mëparshme dhe u shfaq zëdhënës i Rilindjes dhe Edi Ramës.

Ish-kryeministri Sali Berisha u është përgjigjur akuzave të liderit historik të PS-së, i cili e bëri fajtor për një sërë zhvillimesh në politikë, por edhe te Nano personalisht. ”Miq, Fajin e ka Saliu! sb”,-shkruan Berisha në postimin bashkëngjitur videos, e cila është edhe ”përgjigjja” e tij për akuzat. Në videon e shpërndarë nga ish-kryeministri janë disa deklarata të vjetra të Fatos Nanos kur sulmonte Edi Ramën dhe e përshkruante atë si ”refugjat”.

“Edi Rama ka një problem moral. E kam marrë me thonj të paprerë si refugjat nga Parisi dhe e kam sjellë të bëjë pjesë në ekipet tona qeverisëse. Unë mund të kem bërë shumë gjëra por e nxora nga bataku i fyerjeve, nga refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohën e Saliut, në ministër dhe kryetar të bashkisë më të madhe të Shqipërisë”,-thotë Nano në videon e postuar nga Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexoni edhe..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?