FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha i përgjigjet Ramës për ‘tokën e xanun’: Edi maska sot këta janë shumica. Guxo po deshe

Duke folur në ‘çadrën e lirisë’ ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të Edi Ramës, se “çadra është si njëherë e një kohë ‘tokë e xanun”.

“Çadra është fanari që i ndriçon shqiptarët në rrugën e drejtë dhe i drejton drejt fitores vendimtare. Edi maska do t’i thoshte se për mua aty është një letër ku thuhet “Tokë e zanum!”, tha ish-kryeministri Berisha.

“Dua t’i them dy-tre gjëra këtij zotërisë. Me shprehjen tënde prej ordineri, ti mendove se mund të fyesh ata që përdorin foljen “xanum” po harrove se ata sot janë shumicë. Të garantoj se ata dhe secili prej tyre, kudo janë dhjetë herë, qindra herë, më njerëz sesa ti. Sepse ata i thonë Shqipërisë, Shqipëri dhe e duan këtë vend qindra mijëra herë më shumë se ti”, u shpreh Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ata i thonë familjes, familje, dhe nuk bëjnë kurrë, nuk ndajnë kurrë, konceptin që ti ke për familjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Se ata i thonë dinjitetit njerëzor, dinjitet dhe të jesh i bindur se në çdo kohë të të bëjnë që Tirana që të duket ty “vath floriri” – të marrësh atë meriton në çdo centimetër të kësaj çadre të madhe lexohet “Guxo po deshe”, po ti nuk guxon, po sillesh si skuth dhe i tmerruar nga çadra, të ka humbur mendja. Edhe njëhërë: Guxo po deshe!”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?