Berisha: Ja pse Edi Rama nuk ishte në 7 vjetorin e NATO
Në ceremoninë e përvjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë. 7 vjetori u përkujtua nga disa ministra, nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe ambasadori amerikan. Mungesa e Edi Ramës i ra në sy edhe ish kryeministrit Sali Berisha, që e shpjegoi në një status në Facebook. Në statusin e tij, Berisha nuk lë pa përmendur mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku Edi Rama i tha deputetëve se duhet të marrin shembull nga Elvis Roshi. “Rames dje i mbeti Rroshi ne goje, sepse 7 vjet me pare, nje dite pas anetaresimit te Shqiperise ne NATO, ai organizoi ne Tirane kunder ketij akti madhor historik, mitingun e protestes me portrete te Enver Hoxhes ne sheshin “Skenderbej”.
Edi Rames i mbeti dje Rroshi ne goje, sepse ai sapo u be kryetar i qeverise se aleances se qelbesirave, ne kundershtim flagrant me detyrimet e vendit ndaj NATO-s uli buxhetin per ushtrine nga 2% te PBB ne 0.84%
Rama nuk flet dot per NATO-n sepse aeroportet dhe portet e Ushtrise i vuri ne dispozicion te klaneve te tij te droges!” shkruan Berisha.
Statusi i plotë i Berishës në Facebok
Ish-Kryeministri Sali Berisha me rastin e 7-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, i është rikthyer sërish çështjes së ndasive mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste për këtë çështje.
Sipas Berishës, kreu i qeverisë Edi Rama nuk mori pjesë në ceremoninë e organizuar me këtë rast pasi 7 vjet më parë loboi kundër anëtarësimit të vendit në aleancën ushtarake.
Në vend të fliste për NATO, Berisha thotë se Kryeministri paraqiti para deputetëve të PS-së kreun e Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi si shembull për t’u ndjekur.
Berisha e mbyll reagimin e tij duke thënë se, Rama “nuk flet dot për NATO-n sepse aeroportet dhe portet e Ushtrisë i vuri në dispozicion të klaneve të tij të drogës”.
Postimi i Berishës në Facebook:
Edi Rama nuk foli dot ne 7 vjetorin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO por i thuri hymne Rroshit!
Te dashur miq, dje ishte nje dite historike per Shqiperine dhe shqiptaret, madje, pas shpalljes se pavaresise, dita me e rendesishme per sigurine dhe ekzistencen e tyre.
Partia Demokratike do te ishte forca e pare politike ne historine e Europes ish komuniste qe do kerkonte qe javen e pare te themelimit te saj anetaresimin e vendit ne NATO, Qeveria e dale nga zgjedhjet e 22 marsit te vitit 1992 do te firmoste nder me te parat nismen e Partneritetit per Paqe me Aleancen e Atllantikut te Veriut dhe vendoste me te nje bashkepunim te gjithanshem e te shkelqyer.
Me rikthimin ne pushtet me voten e lire te shqiptarve ne vitin 2005, qeveria e koalicionit te PD ndermori te gjitha reformat e medha dhe jetike te planit te veprimit per anetaresimin e vendit dhe me mbeshtetjen e madhe e direkte te Presidentit Bush dhe qeverise se SHBA realizoi 7 vjet me pare endrren e madhe euro-atllantike te dhjetorit 1990, anetaresimin e Shqiperise ne Alenacen me te madhe dhe me te fuqishme te lirise qe kohrat kane njohur me pare.
Autoritetet zyrtare zhvilluan dje nje ceremoni me rastin e 7 vjetorit te anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Edi Rama nuk kishte kohe te merrte pjese dhe te fliste ne kete dite historike. Ai zgjodhi qe, ne vend te nje fjale ne kete ceremoni, te merrej me adhurimin e Rroshit dhe parqitjen e tij si shembull frymezues per te zgjedhurit e PS.
Por ne te vertet Rama nuk foli dot dje dhe i mbeti Rroshi ne goje sepse:
Ai, si neo-bllokmen, 7 vjet me pare, ne nderim te eterve te tij shpirteror beri gjthçka qe Shqiperia te mos anetaresohej ne NATO.
Edvin Kristaq Rama loboi fuqishem dhe mashtroi shqiptaret se gjoja senati amerikan nuk do miratonte anetaresimin e Shqiperise, nderkohe qe vetem pak dite pas ketij trillimi senati i SHBA votoi unanimisht pro vendit tone.
Rames dje i mbeti Rroshi ne goje, sepse 7 vjet me pare, nje dite pas anetaresimit te Shqiperise ne NATO, ai organizoi ne Tirane kunder ketij akti madhor historik, mitingun e protestes me portrete te Enver Hoxhes ne sheshin “Skenderbej”.
Edi Rames i mbeti dje Rroshi ne goje, sepse ai sapo u be kryetar i qeverise se aleances se qelbesirave, ne kundershtim flagrant me detyrimet e vendit ndaj NATO-s uli buxhetin per ushtrine nga 2% te PBB ne 0.84%
Rama nuk flet dot per NATO-n sepse aeroportet dhe portet e Ushtrise i vuri ne dispozicion te klaneve te tij te droges! sb
KOHA JONË SONDAZH

