Berisha: Jam i ndershëm. Nuk ka asnjë prostitutë që thotë se i detyrohem një qindarkë

Ish-kryeministri Sali Berisha u është përgjigjur sot akuzave të PS dhe LSI lidhur me skandalin e CEZ për mbledhjen e borxheve.

Në seancën e Kuvendit, Berisha tha se gjatë gjithë karrierës së tij nuk i ka borxh askujt, as burrave dhe grave të ndershme dhe as ndonjë prostitute.

Duke folur, në rrëmbim e sipër, Berisha tha se nuk ka një prostitutë që të thotë se i detyrohet ndonjë qindarkë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë jam Sali Berisha, unë jam ky që jam, 25 vjet rresht. Për një fakt të thjeshtë, që nuk i detyrohem kujt, cilidto, burrë i ndershëm në çdo nivel apo maskara në çdo nivel, qoftë edhe një qindarkë. Nuk gjen njeri që të më thotë se më bëri një nder në këmbim të një qindarke. Nuk ka grua të ndershme e të pandershme, që nga prostitutë shtylle, që të thotë se i detyrohem ndonjë qindarkë,” tha Berisha, duke shkaktuar humor në sallën e Kuvendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij kryeministri dhe Kreu i Kuvendit janë peng të interesave ndaj njerëzve të tjerë. 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?