Berisha ka një mesazh për shqiptarët: Këta në pushtet janë një kalbësirë që shemben me sulmin e parë

Sali Berisha ka një mesazh tepër të rëndësishëm për shqiptarët. Nga dritarja e banesës, Berisha tha se ata që janë sot në pushtet në Shqipëri vetëm vjedhin. Ai shtoi se pushtetarët e sotëm të vendit janë “një kalbësirë, që shemben me sulmin e parë”. Berisha ftoi të gjithë shqiptarët, që të hidhen në betejë. “Shqiptarëve nuk u mungon guximi, për t’u thënë të gjithë shqiptarëve se këta që keni përpara si pushtet, këta janë një kalbësirë që shemben me sulmin e parë, me guximin e parë, me protestën e parë. Të gjithë në këmbë, të gjithë në betejë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore”, tha Berisha.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?