Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Berisha: Kam besim se SHBA do t’i ndihmojnë shqiptarët në betejën kundër narkoshtetit

Lajme E diel, 6 Shtator 2026 19:04
Berisha: Kam besim se SHBA do t’i ndihmojnë shqiptarët në betejën kundër narkoshtetit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga New Jersey i bëri thirrje shqiptarëve në Shqipëri dhe diasporë që të bashkohen në betejën për çlirimin e Shqipërisë nga narkoshteti.

Berisha tha se vizita në SHBA nuk është vetëm për falënderime dhe festime, por edhe për të përcjellë një thirrje për shqiptarët në Kanada, Itali, Gjermani, Greqi, Spanjë dhe vende të tjera të Evropës e botës.

“Dita e sotme mund të jetë për ne një moment përmbushje dhe triumfi, por ne si shqiptarë kemi disa arsye shumë të forta që sot të mos jemi të përmbushur, të mos ndjehemi të përmbushur dhe triumfues. Jo dhe jo. Sepse Shqipëria, dheu ynë i dashur, po rrokulliset ndoshta më shumë se kurrë në ekzistencën e saj. Në Shqipëri ekstremi i majtë që ka lindur nga krimi, ka sunduar me krimin, është shartuar, është shartuar me kartelet e drogës të cilat presidenti i Shteteve të Bashkuara me shumë të drejtë po i krahason me organizatat terroriste”, tha ai.

“Ka zbrazur Shqipërinë me mbi 1 milion vetëm në zonën e Shengenit, sipas shifrave të Bashkimit Evropian. Ky narkoshtet antishqiptar është themeluar dhe drejtohet nga një individ i vetëm, që ka mbledhur të gjitha pushtetet në duart e tij, më shumë se diktatori i fundit, që sundon shqiptarët duke mos lejuar zgjedhje të lira, që ka shuar përfundimisht kufirin midis partisë dhe shtetit”, vijoi ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kreu i PD-së kritikoi edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj Kosovës, duke ngritur njëherësh edhe akuza për bashkëpunim me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe duke e cilësuar atë si armik të interesit kombëtar dhe të Kosovës.

“Dua të përshëndes sot para jush dhe në emër tuaj, ish-udhëheqësit politikë të Kosovës që vuajnë vitet të tëra në burg nga projektet e këtij atdhe-shkatërruesi, dhe t’u uroj nga zemra të marrin pafajësinë dhe të kthehen të lirë në tokën e tyre”, tha Berisha.

Në fjalën e tij, kujtoi vizitën e tij në SHBA në vitin 1991, kur tha se kishte kërkuar mbështetje për përmbysjen e diktaturës komuniste, ndërsa shprehu besimin se SHBA do t’i ndihmojnë shqiptarët në përballjen me atë që ai e quan narkoshteti shqiptar.

“Nëse duam të ripërtërijmë Shqipërinë, kjo arrihet vetëm duke larguar nga pushteti Edi Ramën. Ndaj dhe unë sot kam një kërkesë për ju, këtë ditë kaq të veçantë, të na frymëzojë, ta përthithim si ditë të dinjitetit të një njeriu, si shembull për të çuar përpara betejën tonë, më të rëndësishme, shumë herë më të rëndësishme se sa këtë që festojmë sot. Betejën për dinjitetin e Shqipërisë, betejën për shpëtimin e Shqipërisë, në kushtet që është sot Shqipëria”, pohoi ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Berisha u ndal edhe te çështjet sociale dhe familjare, duke akuzuar qeverinë për politika që, sipas tij, cenojnë familjen shqiptare. Ai përmendi ligjin kundër diskriminimit, tekstet shkollore dhe çështje që lidhen me trajtimet hormonale te të miturit, duke e cilësuar familjen si një prej vlerave kryesore që duhet mbrojtur.

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 1 ore
Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Para 1 ore
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 2 orësh

“Ju duhet ta dini se në Tiranë kanë filluar t’u japin hormonet, në kundërshtim me çdo ligj dhe parim, fëmijëve 13-vjeçarë. Në tekstet, prindërit emërtohen me numra. Me një ligj të quajtur anti-diskriminim de facto i jepet goditja më fatale familjes. Po. Një ligj që nuk e ka asnjë vend në botë, përveç Shqipërisë, kopshtit eksperimental të George Sorosit. Në rrezik të madh pra është familja shqiptare”, theksoi Berisha.

Berisha deklaroi se beteja e opozitës është një betejë për ekzistencën e familjes shqiptare dhe për të ardhmen e vendit.

Kreu i PD tha se, ky rikthim do të përdoret, për ndërtimin e një bashkëpunimi të shkëlqyer me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

“Ky rikthim do të përdoret, për ndërtimin e një bashkëpunimi të shkëlqyer me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i një rëndësie jetike, për të ardhmen e vendit tonë. Kurrë shqiptarët nuk duhet të harrojnë se ky vend ka kontributin më të madh se çdo vend tjetër i planetit në lirinë e botës”, vijoi Berisha.

“Ky komb me qeveritë e tij, kanë kontributin më të madh dhe përcaktues në lirinë e kombit shqiptar nga vitet ’20 të shekullit të kaluar deri në vitet 2000 të këtij shekulli. Ndaj edhe ju siguroj, se këtë rikthim do ta përdor, do ta përdorim së bashku, për ndërtimin e marrëdhënieve, të partneritetit më të shkëlqyer në interesin më të mirë të dy vendeve dhe kombeve tona, me këtë vend dhe qeverinë e Shteteve të Bashkuara”, tha Berisha.

“Partia Demokratike ka një program, e cila nga themelimi i saj gjer sot, ka patur interesin e parë, interesin kombëtar, e cila vendos familjen në themel të shoqërisë, e cila në këtë situatë të krijuar dramatike, do bëjë gjithçka me ripopullimin e Shqipërisë, për ripopullimin e Shqipërisë”, tha Berisha.

Ai nga SHBA u bëri apel shqiptarëve në diasporë që të bashkohen me protestën që po zhvillohet në Tiranë.

Prej tre muajsh, rinia dhe qytetarët e Tiranës janë angazhuar në një protestë, më të madhen që nga vitet 90. Në këtë protestë, ata kërkojnë largimin e Edi Ramës. Kërkojnë veprimin, funksionimin e institucioneve. Kërkojnë mbrojtjen e pasurive publike, dhe ai sillet si një tiran i vërtetë ndaj tyre. Ndaj dhe unë ju bëj thirrje ju, i bëj thirrje diasporës shqiptare kudo në botë, të japë kontributin e saj në këtë protestë. Partia Demokratike e mbështet fuqishëm atë”, përfundoi kreu i PD.

/e.i/a.f/ ATSH

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 1 ore

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 1 ore

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 2 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 2 orësh

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 9 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 19 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 16 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Vajza me shami si heroinë në Protestë!
Para 23 orësh

Vajza me shami si heroinë në Protestë!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.